Aktori i njohur amerikan, Jamie Foxx, është bërë baba për herë të tretë. Burimet kanë konfirmuar se 58-vjeçari dhe partnerja e tij, Alyce Huckstepp, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, sipas të dhënave nga revista People.
Ylli i filmit “Soul” ka edhe dy vajza të tjera nga lidhjet e mëparshme, Corinne, e cila është 32 vjeçe, dhe Anelise, 18 vjeçe.
Informacionet rreth shtatzënisë së partneres së aktorit dolën në pah në muajin maj. Lidhja mes Foxx dhe Huckstepp ishte bërë publike në gusht të vitit 2023, kur dyshja u pa duke darkuar në Malibu, ndërsa burimet konfirmojnë se ata kishin kaluar edhe një periudhë ndarjeje në fillim të këtij viti.
















