Një shtetas kosovar, i cili ka jetuar në Zvicër që nga viti 1993 dhe ka krijuar familje me katër fëmijë, është dënuar nga Gjykata Penale e Luzernit për shkak të mashtrimit me ndihma sociale.
Gjykata ka shqiptuar ndaj tij një dënim prej 15 muajsh burgim me kusht. Përveç dënimit penal, ai përballet me masën e dëbimit nga territori zviceran për një periudhë pesëvjeçare, pavarësisht qëndrimit të gjatë prej 33 vjetësh në këtë shtet.
















