Me kalimin e viteve, flokët pësojnë ndryshime natyrale ngjashëm me pjesët e tjera të trupit, duke u holluar gradualisht dhe duke bërë që lëkura e kokës të duket më shumë. Skalpi luan një rol kyç në ushqyerjen e rrënjëve nëpërmjet enëve të gjakut, ndaj shëndeti i tij lidhet ngushtë me dendësinë dhe pamjen e flokëve.
Një nga faktorët kryesorë është mosha. Tek meshkujt, hormoni i njohur si dihidrotestosteroni shkakton tkurrjen e gjëndrave të flokëve, ndërsa te femrat rënia e hormoneve pas periudhës së menopauzës ndikon në hollimin e tyre, veçanërisht në pjesën e përparme të kokës.
Stresi fizik dhe emocional po ashtu ndikon drejtpërdrejt në ciklin e rritjes. Ai mund të përshpejtojë fazën e rënies së flokëve, duke krijuar përshtypjen e një rrallimi të ndjeshëm, edhe pse gjendja zakonisht përmirësohet sapo niveli i stresit zvogëlohet.
Edhe konsumimi i duhanit dëmton cilësinë e flokëve. Toksinat që gjenden në tymin e cigareve mund të dëmtojnë gjëndrat dhe të kufizojnë qarkullimin e gjakut në skalp, duke vështirësuar ruajtjen e flokëve të shëndetshëm.
















