GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Mjalti dhe piperi i zi, kura tradicionale kundër virozave

Gjatë muajve të ftohtë, mbrojtja e organizmit nga virozat dhe problemet e frymëmarrjes bëhet një nevojë e domosdoshme për të gjithë. Përveç masave parandaluese, mjekësia popullore sugjeron kombinimin e dy përbërësve të fuqishëm natyralë: mjaltit dhe piperit të zi.

Mjalti njihet gjerësisht për vetitë e tij antibakteriale dhe antioksidante, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit. Nga ana tjetër, piperi i zi përmban vlera ushqyese dhe substanca që ndihmojnë në lehtësimin e kollës, fytit të thatë dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes kur kombinohet me mjaltin.

Një nga mënyrat e përdorimit konsiston në ngrohjen e lehtë të disa kokrrave të piperit të zi, bluarjen e tyre në formë pudre dhe përzierjen e një sasie të vogël me gjysmë luge gjelle mjaltë. Kjo përzierje mund të konsumohet rregullisht në mëngjes për të parandaluar shqetësimet në kraharor.

Gjithashtu, përgatitja e një çaji të ngrohtë me piper të zi të bluar, i cili lihet të ziejë për pak minuta dhe më pas i shtohet një lugë mjaltë, shërben si një alternativë efektive për të mbajtur trupin të ngrohtë dhe për të luftuar simptomat e gripit gjatë stinës së dimrit.