Një studim i fundit shkencor sugjeron se konsumimi i rregullt i drithërave të plota luan një rol kyç në uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Kërkimet janë kryer nga specialistë të Universitetit Chalmers në Gothenburg, të cilët kanë analizuar të dhënat e dhjetëra mijëra pjesëmarrësve gjatë një periudhe disa-vjeçare.
Sipas gjetjeve, përfshirja e të paktën 50 gramëve në ditë të këtyre ushqimeve, siç janë një racion tërshërë apo një fetë bukë e zezë, ndihmon dukshëm në mbajtjen larg të kësaj sëmundjeje. Rezultatet tregojnë një ulje të ndjeshme të rrezikut, prej 22 për qind te gratë dhe 34 për qind te burrat që i konsumojnë rregullt.
Ekspertët udhëzojnë zëvendësimin e produkteve me miell të bardhë, i cili sipas tyre ndikon negativisht në shëndet, me opsione më të shëndetshme të drithërave të plota. Krahas kësaj, specialistët sugjerojnë gjithashtu shmangien e mishit të kuq, për shkak të ndikimit të tij negativ në rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.
















