Gjatë muajve të ftohtë, qarkullimi i virozave dhe gripit shënon rritje, duke bërë që shumë persona të kërkojnë mënyra për të ruajtur shëndetin. Ndërsa mbrojtja totale mbetet e vështirë, një stil jetese i balancuar dhe një ushqyerje e kujdesshme ndihmojnë ndjeshëm në ngritjen e imunitetit.
Ekspertët theksojnë se elementët ushqyes si hekuri, zinku, seleni dhe flavonoidet bimore janë të domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit mbrojtës të trupit. Për të mbështetur këtë proces, rekomandohet përfshirja e katër produkteve kyçe në tryezë: çaji, erëzat e ndryshme, boronicat dhe kosi.
Krahas një regjimi të rregullt ushqimor, gjumi i mjaftueshëm luan një rol jetik. Pushimi i duhur lejon organizmin dhe sistemin imunitar të rigjenerohen dhe të luftojnë më lehtë infeksionet stinore.
















