GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Kur duhet të tregoni kujdes dhe të shmangni konsumimin e shegës

Edhe pse shega njihet gjerësisht për vlerat e saj ushqyese dhe përmbajtjen e lartë të antioksidantëve që ndihmojnë organizmin, konsumimi i saj nuk është gjithmonë i përshtatshëm për të gjithë. Në raste të caktuara, ky frut mund të sjellë efekte anësore të papritura ose të rrezikshme për shëndetin.

Një nga rreziqet më serioze lidhet me reaksionet e mundshme alergjike. Ndonëse paraqiten rrallë, alergjitë nga këtë frut mund të shkaktojnë kruajtje, ënjtje të gjuhës dhe fytit, dhimbje stomaku, si dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste ekstreme mund të çojnë deri në shok anafilaktik. Specialistët këshillojnë ndërprerjen e menjëhershme të konsumit dhe kërkimin e ndihmës mjekësore.

Gjithashtu, shega mund të ndërveprojë në mënyrë negative me medikamente të ndryshme, përfshirë barna si fluoxetine, tramadol apo amitriptyline. Për këtë arsye, personat që janë nën terapi mjekësore duhet të konsultohen me mjekun para se ta përfshijnë në dietë.

Një tjetër efekt i këtij fruti është ulja e presionit të gjakut. Edhe pse kjo është e dobishme për pjesën dërrmuese të njerëzve, individët me luhatje të theksuara të tensionit duhet të bëjnë kujdes. Për më tepër, për shkak të ndikimit në qarkullimin e gjakut, rekomandohet shmangia e shegës të paktën dy javë para ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara, si dhe gjatë shtatzënisë për gratë që kanë histori të reaksioneve alergjike.