Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku si pasojë e përplasjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas informacioneve nga policia, ngjarja është regjistruar rreth orës 07:45, ku janë përfshirë dy automjete. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njësiti rajonal i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave se si ka ndodhur ky aksident.














