GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Gjermania lehtëson njohjen e diplomave për shëndetësi

Rregullat e reja për përshpejtimin e njohjes së kualifikimeve të huaja në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në fuqi në Gjermani. Këto ndryshime prekin drejtpërdrejt edhe mjekët, stomatologët, farmacistët dhe mamitë nga Kosova që synojnë të punësohen në tregun gjerman.

Sipas autoriteteve federale, nisma ka për qëllim uljen e burokracisë dhe shkurtimin e afateve proceduriale për profesionistët e diplomuar jashtë Bashkimit Evropian. Ndryshimi kryesor konsiston në futjen e provimit të njohurive profesionale si standard, duke shmangur krahasimin e gjatë dhe të detajuar të të gjitha lëndëve dhe orëve të studimit.

Procesi përfshin gjithashtu digjitalizimin e aplikimeve, ndonëse pajisja me licencë nuk është automatike. Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet për njohjen e gjuhës, aftësitë profesionale dhe kriteret e tjera ligjore të përcaktuara në legjislacionin federal gjerman.