Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në vend, Jean-François Huchet. Gjatë këtij takimi, palët kanë biseduar lidhur me situatën aktuale politike, perspektivën e shtetit të Kosovës, si dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.
Nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, Osmani e ka cilësuar shtetin francez si një partner strategjik dhe aleat të rëndësishëm për Kosovën. Ajo ka vlerësuar kontributin e Francës në proceset e deritanishme, duke përfshirë rrugëtimin drejt lirisë, ndërtimin e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.












