Më 2016, pas vdekjes së Astrit Deharit, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë. Dhjetë vjet më vonë, të dy drejtojnë këto ministri.
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ata vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.
Rasti i Deharit ndodhi më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Atë kohë ministra ishin Skënder Hyseni dhe Dhurata Hoxha.
Më 13 nëntor, Gërvalla kërkonte hetime të pavarura dhe pezullime, por nuk ndalej te përgjegjësit e drejtpërdrejtë. Në Facebook shkruante:
“Ministri i brendshëm dhe ministrja e drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave.”
Ajo shtonte: “Por fatkeqësisht përgjegjësia morale dhe politike nuk është kategori të cilën e njeh elita politike kosovare”.















