GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Deklaratat e pazakonta të këshillares së Ramës për alienët

Një intervistë e dhënë më parë nga Vlera Gjakova, e cila së fundmi u caktua si këshilltare për median e kryeministrit Edi Rama, është rikthyer në vëmendjen e publikut për shkak të qëndrimeve të saj rreth origjinës së njerëzimit.

Gjakova, e cila ka lindur në Maqedoninë e Veriut dhe dikur ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ku madje ka garuar edhe si deputete në zgjedhjet e vitit 2019, është shprehur në të kaluarën se takimi i njerëzimit me jashtëtokësorët është çështje dekadash. Ajo kishte aluduar se qeniet jashtëtokësore mund të kenë qenë të pranishme në historinë e qytetërimit njerëzor që nga zanafilla e tij.

Gjatë atij diskutimi, ajo kishte përmendur gjithashtu ide alternative mbi zanafillën e njerëzve, duke hedhur pretendimin se raca e bardhë mund të mos ketë rrënjë tokësore, por të jetë prodhuar në kushte laboratorike. Këto deklarata të bëra publike më herët po qarkullojnë sërish në rrjet, duke ngjallur kuriozitet dhe reagime të ndryshme pas angazhimit të saj të ri institucional.