GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Gërvalla: Raporti për vrasjen e Arlinda Zekajt ka mangësi serioze dhe vonesa

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur konferencë për media lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila ishte 49 vjeçe.

Në fjalën e saj, Gërvalla bëri të ditur se raporti i përgatitur për këtë rast është vetëm pjesërisht i plotë. Sipas saj, dokumentacioni që është shqyrtuar ka nxjerrë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime nga institucionet.

Ministrja theksoi se konstatimi që shqetëson më së shumti në raport është fakti se vrasja e Zekajt nuk ka ndodhur pa paralajmërim.

“Konstatimi më shqetësues është se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim”, deklaroi Gërvalla.

Sipas vlerësimit të ministres, të dhënat e raportit tregojnë se rasti ka pasur sinjale paraprake, ndërsa reagimi i institucioneve ka qenë i mangët dhe i vonuar.