GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

KRK fal gjithë borxhin e kredisë së Arlinda Zekajt, e vrarë në Vitomiricë

Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka vendosur t’i falë plotësisht borxhin e kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Institucioni financiar e bëri të njohur vendimin me një njoftim publik. Sipas tij, vendimi është marrë pasi janë shqyrtuar rrethanat dhe është vlerësuar rasti.

KRK theksoi se vendimi synon ta trajtojë rastin në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale. Institucioni konfirmoi se detyrimi financiar do të falet në tërësi dhe se do të merren të gjitha hapat e nevojshëm administrativë dhe financiarë për zbatimin e tij.

Zhvillimi vjen pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj, në Vitomiricë. Vrasja ka nxitur reagime të shumta publike dhe ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si institucionet kishin trajtuar denoncimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.

KRK ka deklaruar se mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë institucionale, transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve.

Me këtë vendim, borxhi i kredisë së Arlinda Zekajt falet plotësisht.