GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Kryetari Përparim Rama intervistohet sot në Prokurorinë Speciale si i dyshuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve, Rama do të merret në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Pritet të paraqitet në prokurori rreth orës 13:00.

Dyshimet kryesore për këtë projekt lidhen me procedurat e prokurimit publik. Ato kanë të bëjnë edhe me vlerën e lartë të kontratës, që arrin 12 milionë euro, si dhe me dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.

Projekti është iniciuar nga Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Ramës. Ai ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave nga opozita dhe nga opinioni publik.