Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pse nuk kanë dhënë dorëheqje lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas Lushakut, mungesa e përgjegjësisë institucionale është problem serioz. Ajo ka vlerësuar se dorëheqja do të ishte një akt përgjegjësie për dështimin e institucioneve që nuk arritën ta mbronin viktimën.
Deputetja ka theksuar se kur krerët e shtetit nuk marrin përgjegjësi, dërgohet një mesazh i rëndë për gratë e tjera.
Reagimin e saj Lushaku e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar: “Kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm”.















