Drejtorja ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth, së bashku me anëtarët e bordit, u takua këtë të premte në Kuvend me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu. Gjatë bisedave, u theksua nevoja për masa konkrete që të parandalojnë dhunën dhe vrasjet ndaj grave.
Rrjeti paraqiti rekomandime specifike, përfshirë ndryshimin e Kodit Penal për të përfshirë femicidin dhe dhunën e kryer përmes teknologjisë. U sugjerua gjithashtu forcuar i mekanizmave për mbrojtjen e viktimave dhe sigurimi i buxhetit të nevojshëm për punonjësit socialë dhe shërbimet e specializuara në trajtimin e dhunës me bazë gjinore. Rrjeti theksoi rëndësinë e mbështetjes për organizatat që mbrojnë të drejtat e grave dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.
Sipas njoftimit, rrjeti ka dërguar 120 zarfe personale përmes deputetëve, si dhe letrat e drejtuara për Kryeministrin dhe ministrat përkatës, me propozime konkrete për veprime të menjëhershme. Rrjeti e deklaron se do të vazhdojë bashkëpunimin me Kuvendin dhe institucionet shtetërore për të shtyrë përpara këto reforma dhe për të garantuar zbatanë e tyre në mbrojtjen e jetës dhe të drejtave të grave dhe vajzave.















