GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Dy kosovarë të dënuar në Gjermani arrestohen në Morinë, pritet ekstradimi

Dy kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, ku kishin hyrë ndërsa ishin të kërkuar ndërkombëtarisht nga Gjermania. Atje ata ishin dënuar me nga 15 vjet burgim secili.

Policia e Shtetit e Shqipërisë bëri të ditur se të arrestuarit janë G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç. Të dy banojnë në Vushtrri.

Ata u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, gjatë operacionit “Wanted”. Kërkimin ndërkombëtar e kishte shpallur Interpoli i Wiesbadenit në Gjermani.

Gjykata e Erfurtit i kishte dënuar më 1 qershor 2026, secilin me 15 vjet burgim. Akuzat ishin “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, vepra që parashikohen me Kodin Penal gjerman.

Tani Interpoli i Tiranës, në bashkëpunim me atë të Wiesbadenit, po vazhdon procedurat për ekstradimin e të dy kosovarëve drejt Gjermanisë.