Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur edhe sot protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Kjo është dita e tretë radhazi që organizohen protesta lidhur me këtë rast.
Protesta po mbahet para objektit të Qeverisë, në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priten të japin konferencë për media.
Protestueset janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë. Ato kanë brohoritur “Dilni jashtë!” dhe kanë kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.
Gjatë dy ditëve të para, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe të Sveçlës. Dje, kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke kërkuar që të ketë edhe burgosje.
















