GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Protesta e katërt në Prishtinë për rastin e Arlinda Zekajt

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në kryeqytet për të mbajtur protestën e katërt me radhë, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi pas tragjedisë së ndodhur me Arlinda Zekajn.

Turma e protestuesve ka nisur marshimin nga sheshi drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Itinerari ka vazhduar më pas drejt institucioneve të tjera kyçe të sigurisë dhe drejtësisë, përfshirë gjykatën, prokurorinë dhe Policinë.

Gjatë këtij organizimi janë dëgjuar thirrje të ndryshme dhe janë mbajtur pankarta me mesazhe revoltuese ndaj institucioneve. Protestuesit kanë kërkuar veprime konkrete për mbrojtjen e grave dhe zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa në listën e kërkesave të tyre është përfshirë edhe dorëheqja e ministrave Sveçla dhe Gërvalla.