Periudha e ftohtë e vitit sjell sfida për shëndetin, ndaj krahas veshjeve të duhura, kujdesi ndaj ushqimit mbetet një element kyç përballë temperaturave të ulëta. Një stil jetese i rregullt, i shoqëruar me vakte të balancuara dhe prani të frutave e perimeve, ndihmon në ndërtimin e një mbrojtjeje të fortë kundër infeksioneve, sipas këshillave të specialistëve të fushës së ushqyerjes.
Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit kryesorë që mbështet prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luajnë rol mbrojtës për organizmin. Ushqime si agrumet, ku bëjnë pjesë portokajtë dhe mandarinat, janë ndër burimet më të mira të kësaj vitamine. Krahas tyre, proteina nga mishrat e bardhë, peshku, bishtajoret si fasulet dhe thjerrëzat, si dhe frutat e theksuara për acidet yndyrore dhe vitaminën E, ndihmojnë funksionimin e duhur të sistemit mbrojtës.
Një vëmendje e veçantë u kushtohet edhe fëmijëve, të cilët kanë nevojë për shmangien e ushqimeve të përpunuara, të kripura apo me shumë sheqer. Përfshirja e karotave, luleshtrydheve dhe perimeve të tjera në menynë e tyre pasuron trupin me fitonutrientë të dobishëm. Gjithashtu, gjumi i mjaftueshëm dhe, për foshnjat, ushqyerja me qumësht gjiri, mbeten faktorë vendimtarë për të parandaluar sëmundjet dhe për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm.















