GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Chivu pas humbjes në derbi: E gabuam qasjen, na duhet vendosmëri

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar hapur se skuadra e tij dështoi të shfaqte qasjen dhe vendosmërinë e duhur gjatë përballjes derbi kundër Milanit. Pas përfundimit të ndeshjes, ai komentoi disfatën dhe vështirësitë fizike që kushtëzuan planet për përbërjen e skuadrës në fushë.

Tekniku zikaltër u shpreh se është e dhimbshme të pëësosh një humbje në derbi kur pritshmëritë janë të larta, sidomos duke pasur parasysh ecurinë e deritanishme dhe atë që ekipi ka për detyrë të mbrojë. Sipas tij, stafi u detyrua të bënte ndryshime emergjente në momentet e fundit, ndonëse theksoi se kjo nuk shërben si arsyetim për rezultatin.

Chivu tregoi se disa lojtarë kishin shfaqur probleme shëndetësore para ndeshjes, duke kaluar netë të vështira me temperaturë dhe të vjella. Megjithatë, ai vuri theksin te mungesa e agresivitetit dhe e lojës mbrojtëse, duke kërkuar nga futbollistët që të rikthejnë mentalitetin dhe vendosmërinë e sezonit të kaluar për sfidat e ardhshme.