GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Ernest Muçi shkëlqen në Turqi me një eurogol nga distanca

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në kampionatin turk, duke lënë sërish gjurmë me fanellën e skuadrës së tij.

Gjatë ndeshjes kundër Gaziantep në Superligën e Turqisë, lojtari kuqezi ka realizuar një gol tejet të bukur nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të rrezikshëm.

Ky realizim spektakolar erdhi në minutën e 71-të të takimit, duke i dhuruar Trabzonit golin e dytë dhe duke konfirmuar formën e lartë në të cilën po kalon sulmuesi gjatë këtij edicioni.