Barcelona ka arritur të këndellet pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, duke shënuar fitore të thellë 6:1 kundër Deportivo Alavés në stadiumin “Camp Nou”. Në këtë përballje, paraqitje fantastike patën Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët realizuan nga dy herë.
Përveç rezultatit të lartë, vëmendje të madhe mori edhe vendimi i trajnerit Hansi Flick për ta nxjerrë nga loja Yamal-in kur kishin mbetur edhe rreth 20 minuta lojë. Strategu gjerman tregoi se largimi nga fusha u bë për të ruajtur gjendjen fizike të lojtarit.
Ai shtoi me shaka se kur një futbollist shënon dy gola, largimi nga fusha bëhet në mënyrë më të rehatshme. Sipas tij, ishte e rëndësishme që talenti spanjoll të rifitonte besimin në duelet një kundër një, por njëkohësisht të ruhet nga mbingarkesa me minuta të shumta në fushë.
















