GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kulturë

Në Mirditë ndahet çmimi “Teuta” pas vdekjes për Flora Brovinën

Në Mirditë është mbajtur edicioni i dymbëdhjetë i Manifestimit Letrar Trekufitar „Muzat e Alpeve“, ku figura e njohur e letërsisë dhe e rezistencës kombëtare, dr. Flora Brovina, është nderuar pas vdekjes me çmimin „TEUTA“.

Vendimi që Brovina të shpallej laureatja e këtij edicioni ishte marrë më herët gjatë vitit, ndërsa distinktivi i mirënjohjes i është dorëzuar djalit të saj, Ylli Begaj, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rubik. Ngjarja ka mbledhur bashkë krijues nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, në një organizim të udhëhequr nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve „TEUTA“.

Gjatë këtij aktiviteti kulturor është bërë edhe promovimi i përmbledhjes poetike të autores në gjuhën malazeze, „Pas frymës FJALA…“, si dhe antologjisë përmbyllëse të manifestimit për vitet 2019–2022. Pjesë e programit kanë qenë edhe ngjarjet përkujtuarëse dhe mbrëmjet poetike të mbajtura në Deçan.

Kryetarja e shoqatës organizatore, Ajetë Sh. Beqiraj, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të krijuesve dhe mbështetjes së zërave për barazi e dinjitet. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi, ka vlerësuar se mikpritja e këtyre ngjarjeve letrare përbën një detyrim dhe një mundësi për të pasuruar jetën artistike të zonës.