Një paraqitje e fundit e prezantuesit Ledion Liço në rrjetet sociale ka ngritur dyshimet se po bëhen përgatitjet për edicionin e ri të spektaklit të njohur televiziv.
Ai ka ndarë një fotografi me ndjekësit e tij, ku mbishkrimi i lënë bashkëngjitur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur reagime të shumta në internet.
Komentuesit kanë shprehur dëshirën për ta parë sërish në ekran, duke e lidhur këtë veprim me nisjen e mundshme të formatit të njohur.
Megjithatë, drejtuesi i njohur nuk ka dhënë ende detaje shtesë rreth këtij mesazhi, duke lënë hapësirë për aludime se çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.
















