Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, institucionet vendase kanë regjistruar gjithsej 1 mijë e 74 raste të ndarjeve zyrtare mes çifteve. Shifrat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë për luhatje të vazhdueshme të numrit të këtyre rasteve gjatë muajve të kaluar.
Statistikat tregojnë se muaji i parë i vitit ka shënuar shifrën më të ulët me 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër është ngjitur në 135. Gjatë muajit mars dhe prill janë regjistruar nga 111 shkurorëzime, për të vazhduar në maj me 117 dhe në qershor me 114 raste.
Intesiteti më i lartë i ndarjeve është shënuar gjatë muajit korrik, i cili ka arritur kulmin me 168 raste të regjistruara. Pas kësaj periudhe, numri ka shënuar rënie në gusht me 97 raste, kurse gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 133 shkurorëzime.
















