Edicioni i parë i ngjarjes muzikore “Akordet për Fëmijë” ka shpallur fituesit e tij, ku çmimi kryesor i është ndarë interpretueses Dalina Haxhiu. Ajo mori Okarinën e Artë për interpretimin e këngës “Ëndrra ime s’fle”, duke u pozicionuar në krye të kësaj gare artistike.
Mirënjohja kryesore iu dorëzua fitueses nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ndërkohë, pozita e dytë dhe Okarina e Argjendtë i takuan Rita Krasniqit me këngën “Soprano”, kurse Okarina e Bronztë u fitua nga Marin Keri me krijimin “Ëndrrat s’kanë kufij”. Komisioni vlerësoi gjithashtu tekstin më të mirë, duke ia dhënë atë Aksa Sulejmanit për këngën “Lëshoni pëllumbat”, me autor Valon Gashin.
Në këtë garë morën pjesë gjithsej 15 artistë të rinj, të cilët u paraqitën drejtpërdrejt në skenë të shoqëruar nga orkestra. Krijimet e tyre sollën mesazhe kushtuar paqes, dashurisë, ëndrrave dhe besimit në vetvete. Ky festival u organizua për herë të parë në kuadër të Festivalit të Këngës në RTK “Akordet e Kosovës”, me qëllim të krijimit të një hapësire të re për promovimin e talenteve të reja muzikore.
















