GazetaGjilani

Ballina E enjte, 5 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Frutat që ndihmojnë në rënien në peshë dhe djegien e dhjamit

Ushqimi luan një rol kyç në procesin e humbjes së kilogramëve të tepërt dhe eliminimit të yndyrave. Përfshirja e frutave në dietën e përditshme konsiderohet si një ndër mënyrat më efikase për të arritur rezultate në këtë drejtim, falë numrit të ulët të kalorive dhe përmbajtjes së lartë të vlerave ushqyese.

Mollët shquhen për sasinë e madhe të fibrave, vitaminave dhe mineraleve, duke dhënë një ndihmë të çmuar në eliminimin e depozitave yndyrore. Nga ana tjetër, kajsitë përmbajnë fibra që ndihmojnë organizmin të thithë më pak yndyra të tepërta, ndërsa avokado, falë yndyrave të shëndetshme, ndikon në shndërrimin e tyre në energji.

Bananet kontribuojnë në ngopje përmes magnezit dhe përbërësve të tjerë ushqyes, duke lehtësuar menaxhimin e peshës. Boronicat përmirësojnë metabolizmin, kurse pjepri përmban përbërës antiinflamatorë që ndihmojnë në shkrirjen më të lehtë të dhjamit. Limoni vazhdon të mbetet një ndër opsionet më të preferuara të ekspertëve të ushqyerjes, veçanërisht i kombinuar me ujë.

Në listën e frutave me veti ndihmëse për organizmin përfshihen gjithashtu nektarinat, dardhat, shegat, shalqiri dhe kumbullat, të cilat plotësojnë nevojat e trupit gjatë procesit të dobësimit.