GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Ramabaja: Dorëheqje duhet të japë Sveçla, jo Gërvalla, për rastin e Arlinda Zekajt

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se përgjegjësia politike për rastin e Arlinda Zekajt duhet t’i takojë ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe jo ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në emisionin “Debat Plus”, Ramabaja argumentoi se Gërvalla e ka marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë para pak kohe. Sveçla, sipas tij, e udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme prej vitesh.

Ai pyeti se çfarë mund t’i kërkohet Gërvallës, kur ajo nuk ka as dy apo tre muaj që është ministre. Sipas Ramabajës, dorëheqje duhet të japë ministri i Brendshëm, i cili e ka gjetur zinxhirin komandues në ministri dhe e ka ende të njëjtin.

Ramabaja shtoi se, si qytetar, ka dijeni për probleme të ngjashme edhe në qendra të tjera të Kosovës, sidomos në Mitrovicë. Sipas tij, zinxhiri komandues atje dështon totalisht.

Prandaj, tha ai, dorëheqje do t’i kërkonte ministrit të Brendshëm, por jo Gërvallës, e cila këtë sektor e ka marrë vetëm para pak kohe.