Në Mitrovicë mbahet sot protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt. Organizatorët kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie, si dhe mbrojtje për të gjitha gratë që përballen me dhunë.
Marshimi është paralajmëruar për 30 tetor 2026, me fillim në ora 13:00. Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të nisen te shtatorja e Isa Boletinit.
Nga aty ata do të ecin drejt Gjykatës, pastaj drejt Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe në fund drejt Policisë.
Protesta mban moton “Për Arlindën. Për drejtësi. Për të gjitha gratë”.
Organizatorët kërkojnë dorëheqje, llogaridhënie dhe ndjekje penale për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për dështimet institucionale. Sipas tyre, këto dështime çuan në vdekjen e Arlindës dhe të grave të tjera.















