Autoritetet e sigurisë në Berlin po organizojnë një operacion të gjerë policor për të mbrojtur qytetin gjatë protestës së planifikuar nga iniciativa “Gen Y regelt”. Protesta, e cila duhet të zhvillohet në ditën e Halloween-it, pritet të tërheqë rreth 10 000 pjesëmarrës, duke përfshirë nxënës, studentë dhe prindër.
Sipas planit, më 31 tetor do të angazhohen rreth 1,500 efektivë shtesë të policisë, ndërsa autobotët me ujë do të jenë në gatishmëri për të larguar grupmasat nëse do të jetë e nevojshme. Manifestimi do të fillojë në orën 14:00 pranë Portës së Brandenburgut, duke u shoqëruar me tubime të ngjashme në qytete të tjera gjermane.
Paralelisht me masat policore, rrjeti i njohur i parfumerive Douglas ka vendosur mbylljen e përkohshme të 12 dyqanesh në gjithë Gjermani, ndërsa disa biznese të tjera po mbrojnë vitrinat e tyre me struktura speciale për të shmangur dëmtimet e mundshme.














