Juventusi po përpiqet të forcojë krahun e majtë gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe objektivi i tij kryesor është mbrojtësi i Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri. Sipas raportimeve, klubi torinez po shqyrton mundësinë e huazimit të mbrojtësit 25-vjeçar, me një opsion për blerjen e tij në fund të sezonit.
Përveç Ait-Nourit, Juventusi po monitoron edhe Mahamadou Nagidan, mbrojtësin e Rennes, si një alternativë të mundshme për repartin mbrojtës.
Njëkohësisht, bardhezinjtë po vazhdojnë negociatat për mesfushorin e Marseille, Pierre-Emile Højbjerg. Bisedimet për transferimin e danezit pritet të intensifikohen gjatë muajit nëntor, me synimin që marrëveshja të arrihet para hapjes së afatit kalimtar të janarit.
















