Gjatë një proteste të zhvilluar para goditjes së Kryeministrisë, situata ka eskaluar në tensione, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë me mjete të ndryshme për shpërndarjen e tubimit.
Sipas informacioneve nga terreni, forca të shumta të rendit janë pozicionuar në gatishmëri. Gjatë zhvillimit të ngjarjes, një dron i policisë, i cili dyshohet se po përdorej për hedhjen e gazit lotsjellës nga lartësia, ka rënë papritur mbi turmën e qytetarëve.
Në vendngjarje janë përdorur gjithashtu autobote për shpërndarjen e protestuesve përmes përdorimit të ujit me presion të lartë, ndërsa nuk kanë munguar as hedhjet e gazit lotsjellës me intensitet.















