GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Thirrje për protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Organizatori i protestës së paralajmëruar në kryeqytet, Durim Aliu, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin që do të zhvillohet në Sheshin Skënderbeu, duke filluar nga ora 12:00.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, kjo ngjarje nuk ndërlidhet me agjenda partiake, por synon të mbrojë interesat e qytetarëve, familjeve dhe të ardhmes së vendit. Organizatori ka bërë të qartë se kërkesa qendrore e tubimit është largimi i kryeministrit Albin Kurti nga posti, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshime të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve, mesazhi përmbyllet me thirrjen se republika u takon qytetarëve. Tubimi është planifikuar të mbahet të dielën në qendër të Prishtinës.