Kryeministri i vendit ka njoftuar se gjatë mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit, e cila do të mbahet të hënën, do të hidhet për miratim projektligji për buxhetin e vitit 2027.
Sipas kreut të qeverisë, ky plan financiar do t’i kushtojë rëndësi të veçantë projekteve kapitale, duke synuar përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës me standarde më të larta të pagave.
Gjatë një fjalimi para strukturave të partisë së tij, ai theksoi se për herë të parë shuma e destinuar për investime kapitale pritet të kalojë shifrën e 1 miliard eurove, ndërsa komunave do t’u ndahen gjithsej 908 milionë euro.















