GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Incident në ndeshjen U17, referi kap për fytyre lojtarin e Pejës

Një ngjarje e pazakontë është shënuar gjatë një ndeshje të grupmoshave U17 mes KF Peja dhe QS Prishtina, e cila është zhvilluar në qytetin e Pejës.

Gjatë këtij takimi sportiv, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Armend Pjetri, është përfshirë në një incident ku ka kapur në fytyrë njërin nga futbollistët e skuadrës vendase, KF Peja.

Ky veprim i referit ka ngjallur reagime të shumta në mjedisin sportiv, ndërkohë që ngjarja pritet të shqyrtohet nga organet kompetente të futbollit për të marrë masa lidhur me sjelljen e zyrtarit të ndeshjes.