GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Hargreaves takon presidenten Shiroka-Pula dhe premton forcim të partneritetit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me presidenten Justina Shiroka-Pula dhe i ka dhënë urimet për fillimin e mandatit.

Për takimin ai ka shkruar në Facebook. Aty ka theksuar se Britania e Madhe e çmon shumë miqësinë e gjatë me Kosovën. Ai ka kujtuar edhe mesazhin e urimit që Mbreti ia ka dërguar presidentes së re.

“Ishte kënaqësi ta takoja presidenten Shiroka-Pula dhe t’i uroja marrjen e detyrës. Pres të punojmë bashkë për ta forcuar partneritetin tonë dhe për të mbështetur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin”, ka shkruar Hargreaves.

Ambasadori ka ripohuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për ta thelluar bashkëpunimin me Kosovën. Sipas tij, fokusi do të jetë te siguria, stabiliteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm.