GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Lëkurat e frutave dhe perimeve mund të jenë burim i vlefshëm fibrash

Lëkurat e perimeve, farat dhe qërcellet mund të jenë një burim i rëndësishëm fibrash për organizmin. Sipas ekspertëve të ushqyerjes, pjesë të ushqimeve që shpesh përfundojnë në kosh mund të ndihmojnë në përmirësimin e marrjes ditore të fibrave. Fibrat mbështesin funksionimin e sistemit tretës, ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe kontribuojnë në shëndetin e zorrëve.

Një studim i botuar në Journal of Agriculture and Food Chemistry tregon se antioksidantët flavonoidë gjenden në lëkurën e portokallit dhe të mandarinës. Sipas studimit, ata mund të ulin nivelin total të kolesterolit, përfshirë edhe kolesterolin e keq. Nutricionistja Anita Bean thekson se e njëjta gjë vlen për të gjitha frutat dhe agrumet, pasi antioksidantët që merren nga lëkura janë shumë më të fuqishëm se kur frutat konsumohen si lëng.

Te molla, lëkura përmban një pjesë të madhe të vitaminës C. Sipas Bean, pothuajse gjysma e saj gjendet brenda 1 milimetri nga sipërfaqja, prandaj hedhja e lëkurës do të thotë humbje e konsiderueshme. Ndërsa bërthamat dhe farat nuk kanë nivele të larta antioksidantësh, ato janë burim i shkëlqyer fibrash që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe në tretje.

Lëkura e mollës së kuqe është veçanërisht e pasur me antioksidantët antocianinë, që mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga disa lloje kancerit, veçanërisht kancerit të prostatës. Molla e verdhë përmban karotenoide si betakaroteni, ndërsa lëkurat e mollës së gjelbër janë të pasura me luteinë.

Ananasi përmban enzimën bromelain, e cila ndihmon në tretjen e proteinave dhe mund të lehtësojë personat me dispepsi. Ekipi kërkimor taiwanez nga Universiteti Mjekësor Chung Shan ka studiuar gjithashtu lëvozhgën e bananes, e cila sipas tyre mund të lehtësojë depresionin dhe mbron retinën nga rrezatimi ultravjollcë. Ekipi këshillon që banania të zhvishet 10 minuta para konsumit, të hidhet në një gotë me ujë të ftohtë dhe të pihet si lëng.