GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Vëllezërit Sylaj dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë, por në pavijone të ndryshme

Albert dhe Jeton Sylaj janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Njëri prej tyre është dërguar dje, ndërsa tjetri sot. Brenda burgut, dy vëllezërit mbahen në pavijone të ndryshme.

Arlinda Zekaj u privua nga jeta të dielën, më 25 tetor 2026. I dyshuari kryesor për vrasjen e saj është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Po atë ditë, vetë e ndjera kishte bërë denoncim në polici ndaj ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj. Ai tani ndodhet në paraburgim për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas të dhënave të policisë, Jetoni rezulton të ketë 6 raste të iniciuara më parë. Vëllai i tij, Alberti, numëron gjithsej 11 raste.