Gjatë bisedimeve diplomatike, autoritetet iraniane kanë rënë dakord që të reduktojnë afatin kohor për zbatimin e nismës që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ky proces pritet të përmbyllet brenda dy ditësh, sipas deklaratave të bëra publike nga Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.
Kreu i diplomatisë iraniane ka theksuar se Teherani kërkon që të njihet zyrtarisht rruga detare në këtë ngushticë, e cila më parë ishte diskutuar me Omanin, si dhe kërkohet mbyllja e kalimeve alternative. Araghchi ka shtuar se hapja e këtij aksi detar, në përputhje me kërkesat e tyre, do t’i hapë rrugë rivendosjes së dialogut me Uashingtonin për çështjet ende të pazgjidhura mes dy vendeve.















