Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) reagoi sot ndaj ndalimit të drejtuesit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili është i dyshuar për dhunë në familje.
Me një postim në Facebook, SHSKUK njoftoi se Drejtoria e Përgjithshme e institucionit ka autorizuar Zyrën Ligjore që të drejtohet te organet kompetente për verifikimin e pretendimeve në mënyrë të menjëhershme.
“Raportimet e fundit mediatike dhe interesimi i gazetarëve janë jashtëzakonisht shqetësuese. Dhuna në çfarëdo formë është e dënueshme dhe nuk tolerohet në asnjë rrethanë,” theu SHSKUK në komunikimin e publikuar.
Institucioni theksoi se, pasi të marrin informacionet zyrtare nga autoritetet, do të ndërmarrë masa administrative dhe ligjore më të rënda ndaj drejtuesit.















