GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Osmani flet në Oxford Union për të zhdukurit e luftës

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka trajtuar temën e personave të zhdukur gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë, gjatë një paraqitjeje në Oxford Union.

Gjatë fjalës së saj, ajo bëri thirrje që ndërkombëtarët dhe opinioni i gjerë të mos e anashkalojnë vuajtjen e qindra familjeve, të cilat vazhdojnë të jetojnë në ankth duke pritur ndonjë informacion për fatin e njerëzve të tyre të afërt.

Osmani vuri në dukje se plagët e hapura të nënave dhe familjarëve mbeten dëshmi e një padrejtësie që vazhdon, duke shtuar se paqja e plotë nuk mund të konsiderohet e arritur pa u zbardhur e vërteta për secilin person të pagjetur.