Ekspertët e ushqimit sugjerojnë se zëvendësimi i sheqerit të bardhë me mjaltë mund të ndihmojë në përmirësimin e metabolizmit dhe funksionimin optimal të organizmit. Sipas tyre, konsumimi i moderuar i mjaltit ndikon ndryshe në nivelin e glukozës në gjak krahasuar me ëmbëlsuesit e përpunuar, duke ndihmuar në procesin e djegies së yndyrave.
Një nga mënyrat më të zakonshme për ta përfshirë atë në ushqim është konsumimi i një ose dy lugëve të vogla të tretura në një gotë me ujë të ngrohtë në orët e para të mëngjesit. Për shkak se mjalti është më i ëmbël se sheqeri i zakonshëm, rekomandohet që sasia e tij në çaj apo kafe gjatë ditës të përgjysmohet.
Gjithashtu, një gotë me ujë të ngrohtë dhe mjaltë mund të pihet edhe rreth gjysmë ore para se njeriu të shtrihet në mbrëmje. Megjithatë, dietologët bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të tepricave, pasi sasia e lartë e mjaltit mund të shkaktojë rritje të niveleve të sheqerit dhe insulinës në gjak.















