Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë, më 2 nëntor, do të zhvillojë punime të planifikuara në rrjet. Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, disa zona në rajone të ndryshme të vendit do të mbyllen përkohësisht nga furnizimi me energji elektrike.
Në rajonin e Prishtinës, ndërprerjet do të prekin fshatrat Llazarevë, Raskovë, Baksh, Milloshevë, Babimoc dhe Graçë nga ora 09:30 deri në 14:00, për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe eliminimit të defekteve përmes inspektimit me dron. Po afrisht në këtë rajon, nga ora 10:30 deri në 15:30, pa rrymë do të mbeten Shkabaj, një pjesë e Mazgitit dhe Obiliqit, si dhe Reforma e Al Petrol, për shkak të pastrimit të trasesë.
Në rajonin e Pejës, ndërprerjet janë caktuar nga ora 10:00 deri në 15:30 në vendbanimet Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, një pjesë e Irzniqit, Kodrali, Lluka e Ulët dhe e Epërme, Lumbardh, Maznik, Pozhar, Ratish i Epërm dhe i Ulët, si dhe Shaptej. Arsyeja lidhet me pastrimin e trasesë dhe mirëmbajtjen e rrjetit.
Në Ferizaj, zona e Shtërpcës afër shkollës, zyrat e OSBE-së, Biti e Ulët dhe e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoc, Viqë, Firaj dhe Brod do të kenë ndërprerje nga ora 09:00 deri në 14:30 për shkak të pastrimit të trasesë.
Ndërkaq, në rajonin e Gjakovës, punimet në rrjet do të shkaktojnë ndërprerje nga ora 10:00 deri në 18:00 në Zhdrell, Zhabel Plak, Zhabel, Wesley Clark, Shqiponjë, Raskoc, Qerim, Meqe, Krelan, Doblibar, Gërgoc, Cermjan, Bordosanë, Bec, Barë e Madhe, Bardhaniq dhe Vraniq.
















