GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Ronaldo shënoi hat-trick, i mbeten 15 gola për 1000 golat në karrierë

Cristiano Ronaldo është afër një shifre historike. Sipas të dhënave, atij i duhen edhe 15 gola për të arritur 1000 gola në karrierë, ndërsa deri tani ka 985 gola.

Në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit në Arabinë Saudite, yllësi portugez realizoi një “hat-trick” në fitoren 5:3 të Al Nassr ndaj Al Kholood. Golat e tij erdhën në minutat 66, 72 dhe 81 të pjesës së dytë.

Ronaldo i ka shënuar golat e karrierës me Sportingun, Juventusin, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe ekipin kombëtar të Portugalisë.