GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Botë

Izrael: Blloku i Netanyahut me 53 ulëse, partitë arabe me 19 mund të vendosin qeverinë

Blloku i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do ta ketë shumicën e nevojshme në Knesset për të formuar qeverinë. Pas numërimit të 99.9 për qind të votave, ai pritet të fitojë 53 ulëse.

Sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, blloku opozitar nën udhëheqjen e Gadi Eisenkot pritet të marrë 48 ulëse. Parlamenti ka 120 deputetë dhe për qeveri duhen së paku 61 vota.

Dy partitë arabe pritet të fitojnë gjithsej 19 ulëse. Ky është rezultat rekord për to, pasi më parë më i larti ishte 15 ulëse, në zgjedhjet e vitit 2020. Me këtë rezultat, ato mund të kenë rol vendimtar në përbërjen e qeverisë së ardhshme.

Numërimi i votave dallon dukshëm nga sondazhet në dalje të vendvotimeve. Ato fillimisht e shfaqnin bllokun opozitar në epërsi ndaj atij të Netanyahut.

Sipas partive, Likud i Netanyahut prin me 27 deputetë, ndërsa Yashar është e dyta me 21 ulëse. Partia B’Yachad e ish-kryeministrit Naftali Bennett pritet të marrë 12 ulëse, kurse Lista e Përbashkët 11. Ra’am dhe Demokratët kanë siguruar nga tetë ulëse secila.

Rezultatet përfundimtare dhe zyrtare pritet të publikohen më 4 nëntor.