Policia greke ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje që ka përfunduar me vdekje. Dy prej tyre janë grekë, ndërsa një është shqiptar.
Sipas burimeve policore, kamerat e sigurisë i kanë filmuar këta persona pak para shpërthimit të një ndërtese në lagjen Plaka të Athinës. Në pamje shihen duke vjedhur tubat e bakrit nga impianti i gazit i banesës.
Shpërthimi pas kësaj ka marrë jetën e gjashtë personave. Tre prej tyre janë me origjinë shqiptare. Emrat e viktimave janë Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings.
Burimet policore tregojnë se gjithsej janë ndaluar pesë persona. Të gjithë janë nga komuniteti rom me origjinë greke, si dhe shqiptarë. Hetimet deri tani kanë gjetur prova për përfshirjen në tragjedi vetëm ndaj tre prej tyre.
Tragjedia ka ndodhur një muaj më parë dhe ka tronditur Athinën. Të tre të arrestuarit pritet të dërgohen në gjykatë paradite të së premtes.















