Këngëtarja shqiptare Dua Lipa u vu re në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSJ Magazine Innovator Awards”, e mbajtur të enjten në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.
Ajo u shfaq me një kompletim nga koleksioni i modës së lartë të Chanel për sezonin vjeshtë-dimër 2026. Veshja përbëhej nga një xhaketë dhe një fund i ngushtë deri në gju, të punuara me tekstura leshi të theksuara, pupla të zeza dhe detaje dekorative me rruaza.
Pamjen e plotësoi me një kapelë të zezë me strehë të gjerë, këpucë sateni dhe çizme të zbukuruara me rruaza. Stilisti i saj i përhershëm, Lorenzo Posocco, u kujdes për stilimin. Grimi ishte në harmoni me veshjen, me ngjyra të ngrohta, hije bronzi dhe buzëkuq nude.
Ceremonia, e organizuar nga revista “The Wall Street Journal”, u mbajt më 29 tetor dhe shënoi edicionin e 16-të të çmimeve. Këtë vit u vlerësuan shtatë personalitete nga fusha të ndryshme. Në kategorinë e muzikës, çmimi iu dha këngëtares spanjolle Rosalía.
Mes të ftuarve ishin edhe Lupita Nyong’o, Cara Delevingne, A$AP Rocky, Christian Louboutin dhe Gayle King.
















