Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur zyrtarisht. Formatin e moderojnë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Tre banorët e parë që kanë hyrë në shtëpi janë Arlinda, Nicci dhe Antoneta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamiti, me një postim në Instagram, ku ka folur për befasinë e ditës së sotme.
Sipas tij, Vëllai i Madh ua ka hapur derën e shtëpisë këtyre të tre. Ata kanë pranuar të hyjnë pasi iu kanë përgjigjur pozitivisht pyetjeve provokuese që iu janë drejtuar përmes WhatsApp-it.
Surprizat, megjithatë, nuk ndalen këtu. Hamiti ka paralajmëruar se nesër, në Prime-n e parë, do të prezantohen banorë të tjerë përmes një spektakli të jashtëzakonshëm. Në të njëjtën kohë do të nisë edhe loja e vërtetë në shtëpi.
















